Kukës - Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 7:20 në Urën e Re të Kukësit.
Tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia e një nga shoferët, si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy automjetet pas tij.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento
Komente
