KUKËS- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur 'Ura 6 metroshe" në Kukës.
Një makinë ka përplasur 30-vjeçarin Sadri Duraku, i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip 'Volksëagen', me inicialet A.B., 47 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Sakaq, burime konfirmojnë se grupi hetimor nga nisur punën për të zbardhur shkqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën të riut.
Komento