Aksident në Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga! Plagoset punonjësi i policisë

6 Nëntor, 10:49| Përditesimi: 6 Nëntor, 12:55

  • Share

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Mollaj.

Një automjet tip ”Ford” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore.

Drejtuesi i mjetit, Lorenc Kasaj 46- vjeç, i cili është një punonjës policie, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka qenë jashtë shërbimit në momentin që ndodhi aksidenti.

 “Rreth orës 08:45, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", shtetasi Lorenc Kasaj, 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë  për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?