Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Lezhë, 43-vjeçarja përplas këmbësoren, e plagosura në gjendje të rëndë drejt Traumës

3 Gusht 2021, 09:56| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 10:09

  • Share

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin rugor Shkodër-Lezhë, përkatësisht në fshatin Mabë. Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip ' Volkswagen', me drejtuesen e identifikuar si K.U.,43 vjeçe, ka plagosur një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja L.K., mosha e së cilës nuk është bërë e ditur, ka marrë plagë të rënda. Ajo është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

43-vjeçarja e cila shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?