Tre aksidente me tre viktima në pak orë! Humbin jetën dy këmbësor në Lezhë dhe në Fier dhe pasagjeri te 'Shkalla e Tujanit'

22 Nëntor 2020, 18:53| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 19:55

  • Share

Në më pak se 4 orë, tre aksidente me pasojë vdekjen e tre personave ka ndodhur në vendin tonë, duke përgjakur rrugën e kësaj të diele.

Një nga aksidentet është shënuar në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të ishull Lezhë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Një furgon mallrash ka përplasur për vdekje një këmbësor, ku në rrugë dallohet qartë mungesa e ndriçimit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku drejtuesi i furgonit B.Gj. është shoqëruar në polici për sqarimin e aksidentit. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu një aksident ka ndodhur në  vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, në Bypass në Levan-Fier, ku  këmbësori 59-vjeç është marrë para një makinë tip 'Benz' duke humbur jetën.

Pak më herët një tjetër aksident tragjik ndodhi në Tiranë pranë 'Shkallës së Tujanit', ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një zonë e cila është kantier ndërtimi. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një 68-vjeçar, i cili ishte pasagjer, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë.

Ora 19:51
Fier, makina humb kontrollin përplas për vdekje këmbësorin

Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, në Bypass në Levan-Fier.

59-vjeçari Gj.Z. nga Tirana, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA478YC  ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kjo është viktima e tretë në pak orë gjatë ditës së sotme, ku më herët humbi jetën një këmbësor 89-vjeçar në Lezhë, i cili u përplas nga një furgon mallrash , ndërsa në Tiranë humbi jetën një 68-vjeçar, pasagjer në një makinë që u aksidentuar në  vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit".

Ora 15:58
Aksident te 'Shkalla e Tujanit'/ Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 68-vjeçar, plagosen 2 të tjerë

TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e së dielës në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një 68-vjeçar, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila është kantier ndërtimi. Drejtuesi i mjetit, njofton policia, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka sjell përplasjen, e cila ka rezultuar fatale për njërin prej pasagjerëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sherbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?