Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Automjeti i drejtuar nga personi me inicialet M. Z., 69 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse ndodhi shumë pranë një këndi lojrash.
'Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara. Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
