Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 12-vjeç me biçikletë (VIDEO)

29 Korrik, 20:17| Përditesimi: 29 Korrik, 21:06

  • Share

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip 'Ford' ka përplasur një fëmijë 12- vjeç që lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti drejtohej nga një grua, e cila është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

'Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas i mitur, rreth 12- vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale', tha ai. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?