Kronikë

Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, shpëton ‘mrekullisht’ çifti i bashkëshortëve (VIDEO)

10 Nëntor 2022, 17:00| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 17:26

  • Share

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit në Lezhë. Një automjet tip “Ford”, me të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh është përplasur me një shtyllë ndriçimi anash rrugës.

Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?