Një aksident është regjistuar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas njoftimit të policisë të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e njërit prej automjeteve.
"Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente
