Lezhë- Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Dajç të Lezhës.
Motomjeti me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me mjetin bujqësor zetor, rreth orës 09:30 të mëngjesit. Si pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Policia bëri me dije se Francesk Mazogaj, 30 vjeç, është drejtuesi i motorit, kurse Gaspër Daija drejtuesi i mjetit bujqësor zetor.
Komento