Kronikë

Aksident në Lezhë-Shkodër, përplasen 3 makina! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja shtatëzënë

21 Tetor 2024, 08:19| Përditesimi: 21 Tetor 2024, 08:26

  • Share

Lezhë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (21 Tetor).

Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor kombëtar Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Policia vendore tha se janë përplasur tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë. Ata janë dërguar drejt spitalit.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, raporton se policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, dëmet e shkaktuara nga përplasja e mjeteve janë të konsiderueshme.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?