Lushnjë-Një aksident është shënuar sot në qendër të qytetit të Lushnjë përballë poliklinikës. Një 56-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës tip ‘Benz’ duke u përpasur me një tezgë ambulante.
Siç raporton edhe gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Yrjet Saliasi më pas makina ka përfunduar në trotuar ku dhe ka goditur edhe një 70- vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja është ndaluar nga uniformat blu, të cilët sipas hetimeve paraprake bëjnë me dije se 56-vjeçarja në momentin që po dilte nga parkingu ka ngatërruar pozicionin e marshit dhe në vend të lëvizte pas, ka lëvizur përpara duke shkaktuar aksidentin.
Komente
