Kronikë

Aksident në Lushnje-Fier/ Automjeti përplaset me kamionin, një i plagosur rëndë (VIDEO)

20 Shtator, 17:12| Përditesimi: 20 Shtator, 17:43

  • Share

Një aksident ka ndodhur paraditen e së shtunës në autostradën Lushnje-Fier. Dy automjete janë përfshirë në një aksident ku një fuoristradë është përplasur me një kamion.

Automjeti tip fuoristradë ka dashur të kalojë një kamion dhe është përplasur me të nga pas.

Një i lënduar në gjendje të rëndë është transportuar në spitalin e Lushnjes dhe drejtuesi i mjetit me lëndime të lehta ka shkuar në spital për ekzaminime.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të liruar trafikun e rënduar në autostradë për shkak të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për manovër të gabuar të drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?