Kronikë

Aksident në Lushnje, e përplas makina, vdes drejtuesi i motoçikletës

22 Prill 2018, 08:08| Përditesimi: 22 Prill 2018, 10:00

  • Share

LUSHNJE-Një person ka humbur jetën nga një aksident në orët e para të ditës së sotme. Në fshatin Grabian në vendin e quajtur "Tre Urat", mjeti tip “Ford” me drejtues Besnik Shurdhaqin është përplasur me një mjet tip motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Ilirjan Shuli 48 vjeç, banues në Grabjan, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?