Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat/ Furgoni me turistë polakë përfundon në kanal, 5 të plagosur (VIDEO)

13 Tetor, 11:39| Përditesimi: 13 Tetor, 12:06

  • Share

Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje-Berat.

Katër prej turistëve kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës ku janë nisur me urgjencë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i furgonit, i cili është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Policia ndodhet në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik.

Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat vazhdon të jetë burim aksidentesh.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?