Kronikë

Aksident në Mamurras-Thumanë, përplaset makina me udhëtarë ukrainas (VIDEO)

11 Gusht, 13:59| Përditesimi: 11 Gusht, 15:16

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras - Thumanë pranë Urës së Drojes, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra me shtetas ukrainas.

Të tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës - ku dy u transportuan në gjendje të rëndë, ndërsa një grua që udhëtonte me shtetasin e huaj ndodhet jashtë rrezikut.

“Rreth orës 12:30, në afërsi të urës së Drojës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin ukrainas A. D., me një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është dëmtuar. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerë në këto automjete. Të tre janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të dëmtuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

V.GJ /Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?