Galeri kromi në Bulqizë

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 34-vjeçar! Dërgohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës (Emri)

9 Gusht, 11:57| Përditesimi: 9 Gusht, 12:03

  • Share

Bulqizë- Një tjetër aksident dramatik ka ndodhur në galeritë e kromit në Bulqizë.

Njoftohet se një minator që po punonte në brendësi mbeti i dëmtuar rëndë pas shembjes së një sasie gurësh e minerali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në Zonën D të galerive. Njoftohet se minatori i plagosur është identifikuar si Naim Alla, 34 vjeç.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe njoftohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, teksa ka marrë fraktura në trup dhe kokë. Fillimisht u dërgua me ambulancë në spitalin e Bulqizës dhe aty u rekomandua mjekim më i specializuar drejt Tiranës.

Policia vendore nisi hetimet për ngjarjen, duke bërë verifikime dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe përfaqësuesve të tjerë, për të vlerësuar kushtet e sigurisë në punë dhe nëse janë respektuar rregullat.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?