Kapiteni i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Manuel Neuer ka humbur pjesën tjetër të sezonit. 36 vjeçari theu këmbën duke bërë ski dhe pas operacionit ka treguar se nuk do jetë i gatshëm për shumë muaj. Portieri mori leje nga bavarezët pas Kupës së Botës, teksa me Gjermaninë e tij nuk ia doli të kalojë fazën e grupeve.
"Po përpiqesha të qetësohesha dhe të harroja eliminimin nga Botërori në pistën e skive dhe aty pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë dhe i jam shumë mirënjohës mjekëve. Megjithëse më dhemb ta them, sezoni aktual ka përfunduar për mua", shkruan gardiani i Gjermanisë dhe Bayern Munich.
Manuel Neuer në spital