Foto Ilustruese

Kronikë

Aksident në Pogradec, makina përplas këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

5 Dhjetor 2018, 13:03| Përditesimi: 5 Dhjetor 2018, 13:13

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku  drejtuesi i mjetit tip “Audi” Fiordi Miminllari ka përplasur shtesain me inicialet N.H. 75 vjeç.

Bëhet e ditur se i plagosuri  75 vjeçar është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa shoferi është shoqëruar në Komisariatin e policisë në Pogradec.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pogradec

Më datë 05.12.2018, në orën 11.45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çërravë, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F.M, ka aksidentuar shtetasin Nj.H, rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, u shoqërua në Komisariat për veprimet të mëtejshme proceduriale.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?