Kronikë

Aksident në Pogradec, mjeti del nga rruga! Dy shoferë të plagosur

5 Janar, 13:14| Përditesimi: 5 Janar, 13:23

  • Share

Një aksident mes dy makinave është regjistruar në Pogradec. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një nga automjetet e përfshira në aksident, përfundoi jashtë rrugës, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?