Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në portin e Durrësit, humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, plagoset 24-vjeçari! Dërgohet tek Trauma

6 Tetor, 19:30| Përditesimi: 6 Tetor, 19:36

  • Share

Një aksident  ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e portit të Durrësit ku një 24-vjeçar dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka hubur kontrollin dhe si pasojë është plagosur.

24- vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po merr ndihmën mjekësore.

Durrës/Informacione paraprake. Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit', njoftoi policia. 

Ndërkohë, në rrugën “Egnatia”, personi me inicialet M. S., 63 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësore me inicilaet V. S., 75 vjeçe. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?