Pamje nga vendgjarja

Kronikë
Top 24

Aksident në Pukë, del makina nga rruga, plagoset rëndë 18-vjeçari (FOTO)

26 Gusht 2018, 19:14| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 22:40

  • Share

PUKË-Një person është plagosur rëndë nga një aksident pasditen e sotme. Aksidenti ndodhi në fshatin Dedaj rreth orës 18:30 minuta.

 

I plagosuri 18-vjeç me inicialet A.M. është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Pukës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa më pas u transportua me helikopter në Tiranë në spitalin e Traumës.

Nga deklarimet e para të familjarëve, mësohet se i riu pasi ka dalë nga oborri i banesës tij pas disa metrave ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga me mjetin e tij tip Foristradë.

Momenti i transportit

Çdo ditë në Shqipëri regjistrohen disa aksidente, sidomos aktualisht që është edhe sezoni turistik. Ndërkohë që sipas INSTAT, në një raport të publikuar pak ditë më parë theksohej se numri i viktimave në 7 muajt e parë ka arritur në mbi 120, ndërsa të plagosurit janë akoma më shumë.

Policia e Shtetit ka forcuar masat, madje kohët e fundit ka filluar monitorimi me dron në disa akse, por aksidentet vijojnë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?