Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Ersekë/ 70-vjeçari bie nga skela teksa punonte, humb jetën në vendin e ngjarjes (EMRI)

6 Shkurt, 15:27| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:46

  • Share

ERSEKË- Një 70-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë në Ersekë. 70-vjeçari Dhimitraq Peçi ka qenë duke punuar në një palestër në bllokun nr.4 në Ersekë kur ka rënë nga nga skela.

Peçi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?