Kronikë

Bulqizë, e zë masivi shkëmbor në minierë, humb jetën minatori 62-vjeçar

11 Maj 2018, 10:57| Përditesimi: 11 Maj 2018, 11:22

  • Share

Një minator është aksidentuar për vdekje në minierën e Bulqizës paraditen e sotme, pasi është zënë nga një masiv shkëmbor.

Mehdi Hidri 62-vjeç është minatori i cili ka humbur jetën ditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës. Trupi i pajetë i minatorit ende nuk është nxjerrë nga miniera. Galeria ku u aksidentua minatori, mësohet se është në pronesi të ish-deputetit Gani Hoxha.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

 

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?