Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes ditën e sotme, ku një motor për shpërndarjen e ushqimit të gatshëm, është përplasur nga një automjet me targa të Kosovës.
Motoçiklisti është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe zhbllokimin e trafikut të krijuar për shkak të aksidentit.
Komento
Komente
