Një aksident është regjistruar sot në fshatin Strum në Roskovec.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 21-vjeçar indian ka humbur komtrollin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.
I riu së bashku me pasagjerin u transportuan në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën
“Rreth orës 09:00, në fshatin Strum, Roskovec, shtetas indian D. J., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga janë dëmtuar dy pasagjerë (shtetas indian), të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
Komente
