Kronikë

VIDEO/ Mrekulli në Rrugën e Arbrit, i riu ‘fluturon’ me makinë buzë të lumit, gjendet gjallë 3 ditë pas aksidentit

6 Qershor, 17:55| Përditesimi: 7 Qershor, 06:57

  • Share

Mrekulli në rrugën e Arbrit. Një i ri, i cili ishte përfshirë në një aksident, është gjetur i gjallë pas 3 ditësh. Isa Nurçe, 35 vjeç, nga Maqellara ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar buzë lumit. 

Ngjarja ka ndodhur në 'Rrugën e Arbrit' në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, ndërsa pas aksidentit mjeti ka ‘fluturuar’ për rreth 40 metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar i përmbysur në buzë të lumit, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.

Mjeti i aksidentuar është gjetur ditën e sotme, 6 qershor, nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshimet e grupit hetimor janë që aksidenti të ketë ndodhur 3 ditë më parë. Kjo për shkak, se i riu ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur, për shkak se prej tre ditësh babai kishte humbur kontaktet me të.

'Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30,  shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi  Isa Nurçe, 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.  35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës', njoftoi policia.

Pasi u nxor nga makina, i riu u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?