Dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos pasi dy makina u përplasën në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit paraditen e sotme.
Policia tha se njëra nga makinat e përfshira në aksident, pas përplasjes ka rënë nga lartësia në humnerë duke shkaktuar vdekjen e shtetasve Egla Celami, 29 vjeçe dhe Marsel Tafa, 35 vjeç, nga Burreli.
I plagosur ka mbetur edhe 40-vjeçari Klaudio Ruçi, drejtuesi i automjetit tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Burime nga vendi i ngjarjes, thanë paraprakisht se një parakalim i gabuar dhe shpejtësia mbi kufirin e lejuar për aksin dyshohet të ketë shkaktuatr aksidentin.
Automjeti tip Toyota me të cilin udhëtonin viktimat, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë. Ndërkaq në makinën tjetër të përfshirë, një Volskagen Caddy ndodhej i vetëm 40-vjeçari Ruçi i cili u dërgua në spital.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe një tjetër është plagosur.
Marsel Tefa, rreth 35 vjeç dhe Egla Celmani, 29 vjeçe, kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së fortë të makinave. Ndërkohë Klaudio Ruçi, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet tek Truma. Report Tv sjell edhe foto nga vendi i ngjarës ku duket makinat e shkatërruar krejtësisht.
Polici e Tiranës jep informacionin e parë lidhur me ngjarjen. Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
Cfare humnere eshte ajo?! Humnera jane ato te Kerrabes,Qafethanes,disa zona mes Permetit e Kolonjes e disa zona ne Veri,etj Ajo eshte thjesht skarpate e zakonshme.Keta si ka vrare skarpata,por shpejtesia jashtezakonisht e madhe,shikoni si eshte bere makina!Ne ate lloj pjerresie nuk te behet makina fertele,po te jesh ne nje aksident te zakonshem dhe zor se mund te vdese ndonje njeri.Ky duket se ka qene nje aksident i jashtezakonshem,shume i rende.
Përgjigju