Dy aksidente janë regjistruar këtë të dielë në vend. Fillimisht dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në Rrugën e Kombit, duke lënë si pasojë disa persona të plagosur. Ndërsa pak më vonë, policia njoftoi se një mjet me drejtues një 75-vjeçar ka përplasur drejtuesin e një motori, i cili u dërgua në spital.
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të diele (29 tetor) në aksin Rrëshen-Rubik, ku dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit plagosur disa persona.Ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur detaje mbi aksidentin.
Lajmi në përditësim...
Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Librazhd – Elbasan. Makina me drejtues një 75-vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 51-vjeçar dhe si pasojë ky i fundit u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
"Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur "Kthesa e panoramës", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.