Aksident në rrugën e Kombit, 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra! Në Fier makina përfundon në kanal (VIDEO)

9 Nëntor, 10:41| Përditesimi: 9 Nëntor, 13:13

  • Share

Gjashtë persona mbetën të plagosur mes të cilave katër gra pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së shtunës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të Urës me Harqe.

Të plagosur mbeten drejtuesit dhe pasagjeret e dy mjeteve dhe u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjell dhe dëmtime të shumta te mjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Nga te veprimet paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njëri prej mjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.

Ndërkohë, një aksident u regjistrua edhe në Fier, ku mjeti tip 'BMW' përfundoi në kanal pas përplasjes me një Benz. Një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekesore. 

Ora 12:10
Aksident në aksin Fier-Seman, një prej mjeteve përfundon në kanal! Plagoset drejtuesi (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Seman. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Ferma e Çlirimit".

Dy automjete janë përplasur teksa njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Si pasoje e këtij aksidenti është plagosur dhe dërguar me pas në spitalin e Fierit drejtuesi i mjetit "Mercedes", 69 vjeç.

"Rreth orës 12:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?