Kronikë

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen nga një autobus, vdes 58-vjeçari drejtues i mjetit Land Rover dhe plagoset i biri! Shoqërohet shoferi i autobusit

20 Korrik 2021, 17:48| Përditesimi: 20 Korrik 2021, 17:24

  • Share

RUBIK-Një aksident raportohet se ka ndodhur minutat e fundit në Rrugën e Kombit, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.  Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Një mjet Land Rover është përplasur me një autobus.

Drejtuesi i mjetit që humbi jetën në aksident dhe është Hysen Saitaj, 58 vjeç, banues në Kosovë. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur djali i tij që është dërguar për mjekim në spitalin e Rreshenit.

"Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

 

K.T./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?