Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy automjeteve para pak minutave në aksin rrugor Milot-Rubik, ku për pasojë shoferja dhe pasagjerja e një autoveture kanë mbetur të plagosura.
Një furgon dhe një autoveturë kanë përplasur kokë më kokë, ndërsa gjendja e të dëmtuarve ende nuk bëhet me dije.
Policia e mbërritur në vendngjarje po kryen ekspertizën, ndërsa sipas burimeve paraprake mendohet se shkak ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Komento