Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit, ku janë përplasur dy automjete tip ‘Audi’ dhe ‘BMW’.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura. Katër prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, shihet se përplasja mes automjeteve ka qenë tepër e fortë.
"Rreth orës 20:50, në autostraden "Rruga e Kombit", në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip "BMW" ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë"-thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Këto janë pamjet e rënda të siguruara nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur rëndë 7 persona, tre prej tyre vajza të mitura.