Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, plagosen pas përplasjes së dy maikinave 3 policët që udhëtonin së bashku (VIDEO)

7 Maj, 18:40| Përditesimi: 7 Maj, 18:48

  • Share

Elbasan- Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të plagosur.

Dy makina janë përplasur dhe për ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet.

Sipas policisë vendore, automjeti me drejtues A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M. (oficer policie).

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, tre të dëmtuarit oficerë policie dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, teksapo merr në pyetje edhe shoferin e mjetit tjetër.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?