Fier- Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”.
Një automjet "Hunday" ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike betoni anash rrugës kryesore.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë, duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks, veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.
Komente
