Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, plagosen katër të rinj, 2 prej tyre në gjendje të rëndë nisen me urgjencë drejt spitalit (VIDEO)

22 Nëntor 2022, 20:21| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 21:02

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksion rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Rrilës. Burime për Report TV bëjnë me dije dy automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 të rinjve, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Rriles", janë aksidentuar dy automjete tip " Ford" me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M. Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor”-thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë e fortë. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?