Kronikë

Aksident në rrugën Lushnje- Berat, përplasen dy mjete të renda në Fiershegan, plagoset drejtuesi i kamionit (VIDEO+FOTO)

8 Shtator 2018, 00:48| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 13:38

  • Share

Një aksident ku janë përplasur dy mjeteve të renda ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Lushnje- Berat, në njësinë administrative  "Fiershegan". Të dy mjetet e transporti janë përplasur në qendër të fshatit, një mjet për transport gazi dhe një kamion.

Mjeti pa gaz në depozitë, me targa shqiptare AA670 UJ pa ngarkesë dhe mjeti maune me targa bullgare CABX 8337 dhe rimorkio C 0484 EK.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti i dëmtuar drejtuesin bullgar.

Sipas policisë mjeti që vinte nga drejtimi i Beratit ka qenë me shpejtësi dhe ka sjellë përplasjen e dy makinave. Nga përplasja fatmirësisht nuk ka patur viktima.

Foto nga përplasja e dy mjeteve të renda në Fiershegan.

/b.ha./ReportTv.al

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?