Dy automjete janë përplasur rreth orës 15:30 në segmentin rrugor Lushnjë-Berat, pranë Karbunarës. Mjeti tip ‘Audi’, me targa AB015SV, tentoi të dilte nga ana tjetër e rrugës dhe në atë moment kishte hyrë në parakalim mjeti tip minifurgon.
Nga përplasja e fortë, minifurgoni ka përfunduar në anën tjetër të rrugës i kthyer përmbys dhe një person ka shkuar të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës.
Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen, ndërsa po disiplinon edhe trafikun.
Ka pasur vetëm dëme materiale fatmirësisht nga ky aksident, që sipas policisë së qarkullimit, ka ndodhur për shkak të moszbatimit të Kodit Rrugor nga të dy mjetet.
Komente
