Kronikë

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, makina bie në kanal, plagoset shoferja 25-vjeçare! Shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështia (VIDEO)

5 Dhjetor 2024, 19:33| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 19:43

  • Share

Lushnjë- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 Dhjetor) në aksin rrugor Lushnjë-Berat, me pasojë plagosjen e drejtueses 25-vjeçare që ndodhej në timon. 

Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik, duke u kthyer përmbys.

Makina me targa AB426OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, teksa ktheu edhe trafikun në gjendje normaliteti. 

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?