Kronikë

VIDEO/ Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, mjetet përplasen kokë më kokë, kamionçina përfundon në kanal!

4 Korrik, 14:30| Përditesimi: 4 Korrik, 14:33

  • Share

Peqin- Një aksident ndodhi orët e para të pasdites së sotme në rrugën Peqin-Elbasan, po për fat të mirë pa persona të dëmtuar dhe vetëm me dëme të konsiderueshme materiale.

Një mjet kamionçinë ështe përplasur me një makinë. Për pasojë kamionçina ka dalë nga rruga dhe përfundoi jashtë saj e përmbyrus ne një kanal aty pranë, një zonë me kallamishte.

Gazetari Ronaldo Gjoshi informon se në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse dhe Policia Rrugore për të nxjerrë mjetin, dhënë ndihmë dhe hetuar shkaqet e rrethanat e ngjarjes.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e këtij aksidenti, që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

A.Q/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?