Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”. Policia bën me dije se personi me inicialet D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues A. A., 18- vjeç dhe pasagjer një të mitur 17- vjeçar.
Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar. Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
