Kronikë

Aksident në segmentin Peqin–Elbasan, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura (VIDEO)

25 Qershor, 20:46| Përditesimi: 25 Qershor, 20:59

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?