Aksident në Tiranë/ U përplas nga makina, kokorja shpëton motoristin e picave

18 Gusht 2020, 16:56| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 17:04

  • Share

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ku një makinë tip fuoristradë ka përplasur një motor picash.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit. Burime bëjnë me dije, se motoristi ka shpëtuar për shkak të përdorimit të kokores.

Ambulanca ka arritur në vendngjarje dhe po transporton për në spital drejtuesin e motorit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 19/08/2020 10:18

    Kokorja eshte e domosdoshme si per motoret ashtu dhe per bicikleta.

    Përgjigju
  • Shoferi: 19/08/2020 00:39

    Mire ti behet ketyre motorristeve te pizave se ecin si te terbuar,,ta kishte thyer koken,HALEJA I POSHTER,,per demin qe mund te kete makina pronari i pizzes nuk e paguan demin se i kane motorrat pa dokumente,,,i ndodhi nje kusheririt tim dhe pronari i pizzes nuk pagoje asgje edhe pse fajin e kishte idioti nbi motorr....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?