SHIJAK- Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti në Shijak, ku mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motor me rimorkio. Mësohet se në momentin e aksidentit, 8 personat ishin brenda në rimorkio, të cilën e përdornin për të mbledhur kanaçe.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ata i përkisnin komunitetit rom.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shoqëruesi i mjetit, i identifikuar si Daniel Keci është shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se grupi hetimor ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ca faji ka shoferi I makinen kur ato jon gjith pa drita e pasinjale.. kur vim në per pushime bohana me zemer mo dak. Mest atostades kallon gjyshja me tepsi në koke asaj dhe 2 vaj jete ka . Te pert rruget .. kthen per naj rruge fshati kali me gjith karroce pate zotin. Se I zoti tu bo muhabet e fshataret eka lon kalin me gjith karroc te shkoj vete shpi .atje osh fatkeqesi . Pa patenta me patentat me lek. Rregullat si dit te fortin e bojn naj mik ne polici ekan ose politikan..
Përgjigju