Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Shkodër/ 34-vjeçarja me makinë përplas çiftin e të moshuarve, përfundojnë në spital

15 Tetor 2024, 11:32| Përditesimi: 15 Tetor 2024, 11:36

  • Share

Shkodër-Një 34-vjeçare ka përplasur sot me makinë një çift të moshuarish teksa ishin duke lëvizur me një motomjet në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”.

Dy të moshuarit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:00, në lagjen “Tre heronjtë”, shtetasja E. R., 34 vjeçe, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin N. M., 77 vjeç, dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 73 vjeçe. Nga përplasja janë dëmtuar bashkëshortët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?