Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në Shkodër – Koplik, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! 3 të plagosur

23 Gusht, 19:36| Përditesimi: 23 Gusht, 19:40

  • Share

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër – Koplik, tek Ura e Vrakë. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur ai dhe dy familjarë të tjerë pasagjerë në mjet.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik", tek Ura e Vrakës, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi Policia e Shkodrës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?