Foto ilustruese

Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital

26 Korrik, 18:18| Përditesimi: 26 Korrik, 18:20

  • Share

Një 17 vjeçar që drejtonte një motomjet është përplasur me një makinë në aksin rrugor Shkodër - Muriqan. Aksidenti u shënua pasditen e sotme rreth orës 17:15.

"Motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F. M. Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës" informoi sot policia e Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?