Kronikë

Aksident në Shkodër- Velipojë/Makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesja humbi kontrollin

5 Maj, 10:45| Përditesimi: 5 Maj, 10:57

  • Share

Shkodër- Një aksident me vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor në Shkodër- Velipojë.

Një 76-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas njoftimit të bluve drejtuesja raportohet se ka humbur konteollin e automjetit.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale", informoi sot policia.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?