Foto ilustruese

Aksident në Shkodër, zjarrfikësja del nga rruga, plagosen dy punonjësit

11 Shtator, 20:17| Përditesimi: 11 Shtator, 21:21

  • Share

Shkodër-Një aksident ka ndodhur sot në Shkodër në fshatin Vukatanë. Drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti zjarrfikës ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndoshur pasditen e sotme (11 shtator) rreth orës 18:20.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shoferi 30 vjeçar me inicialet K.M., dhe R.K., të dy punonjës të shërbimit zjarrëfikës, informoi sot policia e Shkodrës. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e daljes nga rruga të automjetit zjarrfikës

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?