Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamionçina del nga rruga, vdes 43-vjeçari (VIDEO-FOTO)

23 Nëntor 2018, 17:57| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 20:08

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i kamionçinës Adrian Hysenaj, 43 vjeç,i cili ka qenë duke udhëtuar kur ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në afërsi, të fshatit Dobraç.

Ende nuk janë të qarta arsyet e aksidentit, por dyshimet paraprake të policisë janë se 43-vjeçari ka pësuar atak kardiak, në kohën që drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 17:15, ne vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj Shkoder, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK .

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?